×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe 700 shtetas të Kosovës riatdhesohen javën që po vjen, nuk futen në karantinë

    Reporteri
    31 Maj 2020 | 18:14

    Edhe 700 shtetas të Kosovës riatdhesohen javën që po vjen, nuk futen në karantinë.


    Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Punëvë të Jashtme dhe Diasporës, e cila deri tani ka mundësuar që 3000 qytetarë të kthehen në Kosovë, shkruan Reporteri.net

    MPJD-ja ka theksuar se pas lehtësimit të masave, brenda kësaj jave që po vjen do të riatdhetësohen mbi 700 qytetarë dhe nuk do të futen në karantinë, por vetëm do ta kenë një kontroll mjekësore në Aeroportin e Prishtinës.

    Njoftimi i plotë:

    Ministria e Punëvë të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), nëpërmjet Qendrës së saj Operative dhe misioneve diplomatike, deri më tani ka mundësuar riatëdhesimin e rreth 3000 qytetarëve të Republikës së Kosovës.

    Pas lehtësimit të masave nga Ministria e Shëndetësisë, MPJD vetëm brenda javës që po vjen do t’i riatëdhesoj mbi 700 qytetarë të tjerë. Personat e riatëdhesuar nuk do të futen më në karantinë, por pas kontrolleve mjekësore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, do të shkojnë në vetizolim në shtëpitë e tyre.

    Në fund të javës së ardhshme, do të mbesin vetëm edhe rreth 400 kërkesa të tjera emergjente aktive, të cilat me ritmin aktual do të mund të realizohen të gjitha deri në mes të muajit qershor.

    Si rezultat i angazhimit maksimal të Qendrës Operative të MPJD-së, misioneve tona diplomatike dhe institucioneve të tjera përkatesë të Qeverisë, ky proces i vështirë për të gjithë do të përmbyllet së shpejti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!