×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Brnabiç kërcënon me futje të ushtrisë në Kosovë: “Jemi afër këtij vendimi”

    Reporteri
    09 Dhjetor 2022 | 11:50
    Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç

    “Prishtina po na kthen jo në shekullin 19 po në shekullin 18”, ka thënë kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, derisa ka thënë se Serbia po e shqyrton “kthimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë” sipas Rezolutës 12/44, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “KFOR-i dhe EULEX-i nuk janë duke e kryer punën e tyre”, tha Brnabiç, duke shtuar se “nuk po i mbrojnë serbët në Kosovë”.

    “Tani po shohim shkelje të Marrëveshjes së Kumanovës dhe Marrëveshjes së Brukselit në baza ditore. Prandaj jemi afër, Vuçiç do të jep më shumë informacione, për të kërkuar kthimin e forcave tona në Kosovë”, ka thënë kryeministrja serbe.

    Ajo vazhdoi të thotë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka sjellur situatën “në prag të luftës”. Dhe, “nuk e ka bërë vetëm”, tha ajo.

    “Mendoj se gjithçka çfarë po bën Kurti është rrezik jo vetëm për serbët, por edhe shqiptarët, për tërë Evropën, dhe politika e tij është e shekullit 19’të”, ka thënë ajo.

    Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, i ashtuquajturi drejtor i një zyre të vetëquajtur pë Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, tha se Serbia do të shqyrtojë “kthimin e rreth 1 mijë trupave ushtarake serbe” në Kosovë në bazë të Rezolutës 12/44.

    Kjo duke u thirrur në pikën 4 dhe 6 të Aneksit 2 të kësaj rezolute.

    Policia e Kosovës, në dritë të sulmeve të njëpasnjëshme të zyrtarëve policorë, zyrtarëve zgjedhorë, dhe qytetarëve atje, ka shtuar prezencën policore për ruajtje të sigurisë./Reporteri.net/

    Kurti për ndërkombëtarët: S’mund t’i trajtojmë si ministra, e ne të bëhemi zëvendësit e tyre

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!