Qytetarët serbë kanë afat edhe dy ditë për konvertimin e patentë-shoferëve ilegalë, në ato të Republikës së Kosovës. Por, sa patentë-shoferë janë konvertuar deri tash?
Nga data 10 maj e deri më 7 gusht numri i tyre ka shkuar në 5 mijë e 588. Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka deklaruar se vetëm sot janë lëshuar 273 patentë-shoferë.
“Në Leposaviq janë lëshuar 109 patentë shoferë, në Mitrovicën Veriore 51, në Zveçan 48 dhe në Zubin Potok 33”, ka deklaruar Elshani.
Pas datës 9 gusht, qytetarët serbë që ndalohen nga policia e që nuk janë të pajisur me leje të Kosovës, konsiderohen se janë duke vozitur pa patentë-shoferë.
Sipas ligjit, shuma e gjobës është nga 500 deri në 1 mijë e 500 euro.