×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe këtë vikend, kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë për pushime

    Reporteri
    19 Shtator 2020 | 8:12

    Ulja e temperaturave nuk i pengon qytetarët e Kosovës që të dynden drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën në bregdet.


    Më shumë se 7 mijë qytetarë të Kosovës, në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune kanë kaluar në Morinë dhe destinacioni kryesor i tyre është bregdeti.

    Abc news raporton se forcat e policisë kufitare po përpiqen që të përshpejtojnë punën e tyre në mënyrë që të shmangin radhët e gjata të pritjes.

    Kujtojmë se që prej daljes nga izolimi për shkak të pandemisë çdo fundjavë që prej qershorit pushuesit nga Kosova kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën.

    Pika kufitare e Morinës është një pikë shumë e rëndësishme duke qenë se përpunon numrin më të madh të vizitorëve gjatë vitit. Shqiptarët e Kosovës, vijojnë të kryesojnë me fluksin më të madh të vizitorëve që kanë hyrë në Shqipëri përmes kësaj pike doganore.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!