×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Kryetari i Leposaviqit kërkon nga KOSTT dhe ZRrE që të nisë pagesa e rrymës në këtë komunë

    Reporteri
    29 Maj 2023 | 12:52

    Pas Kryetarit të komunës së Mitrovicës së Veriut, edhe Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka njoftuar se i është drejtuat KOSTT dhe ZRRE-së për kyqjen dhe pagesën e rrymës elektronike në institucionet e komunës, shkruan Reporteri.net.

    Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se ata duhet të njoftohen me borxhin e grumbulluar të rrymës së shpenzuar në veri për t’i shlyer ato detyrime.

    “Sot ju drejtova KOSTT dhe ZRRE për të kyçur institucionet tona publike komunale në mënyrë që të fillojë pagesa e rregullt e energjisë elektike. Po ashtu autoritet duhet të na njoftojnë me borxhin e grumbulluar të rrymës së shpenzuar në mënyrë që t’i shlyejmë ato detyrime”, ka shkruar ai në Facebook.

    Njëjti mëngjesin e së hënës ka vepruar edhe Erden Atiq i cili poashtu pati po kërkesën e njëtë.

    “Të nderuar qytetarë, sot ju drejtova KOSTT dhe ZRRE me kërkesën për të na kyçur dhe filluar pagesën e rrymës elektrike në institucionet publike të Komunës sonë. Gjithashtu kërkova që të na njoftojnë mbi borxhin që i duhet paguar institucioneve të Republikës së Kosovës për rrymën e papaguar nga komuna që drejtoj”, shkroi Atiq. /Reporteri.net/

    Atiq kërkon nga KOSTT dhe ZRrE-ja që të nisë pagesa e rrymës në Mitrovicën e Veriut

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!