×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Ministri i Drejtësisë reagon për sulmin ndaj gruas rome

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 15:01

    Edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka reaguar pas sulmit që u bë ndaj gruas rome, e cila u pretendua më parë se ishte person i rrezikshëm.


    Tahiri ka thënë se në Kosovë, barazia është parim themelor dhe diskriminimi në çfarëdo baze është i patolerueshëm.

    Sipas Tahirit, akte të tilla nuk mund të tolerohen nga asnjë person.

    “Në Republikën e Kosovës, barazia është parim themelor dhe diskriminimi mbi çfarëdo baze është i pa tolerueshëm. Ne duhet ta luftojmë diskriminimin, e kjo është pikërisht ajo çfarë duhet të bëjmë edhe në rastin e qytetares sonë të komunitetit rom, që dje ishte viktimë e personave të papërgjegjshëm. E dënoj aktin e sulmit fizik dhe njollosjes së integritetit të kësaj qytetareje dhe ftoj organet e rendit që të vendosin para përgjegjësisë personat që ushtruan dhunë ndaj saj. Akte të tilla nuk mund të tolerohen as sot dhe as në të ardhmen. Kemi bërë shumë rrugë dhe askush dhe asgjë s’do na kthejë prapa nga materializimi i shoqërisë tonë shumë etnike, tolerante dhe të barabartë. Diversiteti ynë shoqëror është pasuria jonë dhe ne do ta mbrojmë me çdo kusht”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

    Ndërkohë, në lidhje me këtë është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

    Ata kanë bërë të ditur se janë duke e hetuar rastin dhe po merren me identifikimin e sulmuesve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!