×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Ministria serbe e Kulturës reagon për vendosjen e flamurit të Kosovës në Artanë

    Reporteri
    16 Gusht 2019 | 10:18

    Mnistria e Kulturës dhe Informimit të Serbisë e ka “dënuar” vendosjen e flamurit të Kosovës në kalanë, siç pretendojnë, “serbe” të Artanës.


    Edhe Ministria e Kulturës së Serbisë reagon për shkak të flamurit në Artanë
    Në kumtesë të kësaj ministrie shkruan se “të ashtuquajturit organet e Prishtinës, në mungesë të trashëgimisë së vet kulturore, po e grabisin të huajën”.

    Kjo ministri pretendon se “asnjë pëlhurë e ngjyrosur me domethënie të paqartë simbolike nuk mund të shërbejë për kurrfarë qëllimi tjetër përveç se të fshihet pluhuri shekullor nga margaritari i trashëgimisë shpirtërore kulturore evropiane dhe botërore”.

    “Motivet për këtë sjellje paracivilizuese ndoshta duhet kërkuar në terrin e vetëdijes barbare, e cila, në mungesë të vetës, grabit identitetin dhe trashëgimin e huaj kulturore”, pretendohet në kumtesë të ministrisë, duke vazhduar se “i inkurajojnë uzurpatorët dhe organet e Prishtinës të vazhdojnë të koriten para gjithë botës, sepse me këtë vetëm e ndihmojnë Serbinë, pjesë integruese e të cilës janë dhe të cilët janë në gjendje të mashtrimit kalimtar politik”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!