×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe në këtë fshat të Prishtinës asfalti si “petë lakrori”

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 18:35

    Nuk po mbetet thuajse komunë në Kosovë ku bari nuk po lulëzon mbi asfalt, kjo sigurisht për shkak të cilësisë tejet të dobët.


    Bari u shpërfaqë në Klinë, Deçan, Shtime e Skenderaj.

    Një rast i njëjtë së fundmi ka ndodhur edhe në fshatin Bërrnicë e Epërme të Prishtinës.

    Një qytetar i Prishtinës e ka publikuar në ueb-faqen e Komunës së Prishtinës një fotografi ku shihet se bari ka dal në një rrugë.

    “Bërrnic e epërme”, ka shkruar qytetari në përshkrimin e fotografisë, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se vetëm pesë muaj pas asfaltimit të rrugës Çabiq-Ujmirë në Klinë, bari biu mbi të, ani pse për ndërtimin e kësaj rruge janë shpenzuar hiç më pak se 92 mijë e 238 euro. /Reporteri.net/.

    Asfalti në Çabiq të Klinës si “petë lakrori”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!