×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe një degë e LDK-së presion lidershipit të partisë, bëjeni koalicion që e kërkuan 400 mijë votues

    Reporteri
    19 Janar 2020 | 17:27

    Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës Dega në Suharekë, i ka bërë thirrje kreut të saj Isa Mustafa që të lidh koalicion me VV-në, siç thotë për ta jetësuar vullnetin e qytetarëve.


    Kryesia e Degës së LDK-së në Suharekë përmes një komunikate vlerëson që dy subjektet fituese të zgjedhjeve LVV dhe LDK duhet t’i shikojnë interesat e qytetarëve para atyre partiake dhe të jetësojnë vullnetin e mbi 400 000 votuesve për ndërtimin e koalicionit të shpresës dhe vullnetit të qytetarëve të shprehur me votë në zgjedhjet e 6 tetorit, shkruan Reporteri.net.

    “Kryesia e Degës vlerëson që koalicioni LVV-LDK është kërkesë qytetare dhe si e tillë duhet domosdoshmërisht të jetësohet. Çdo vonesë apo dështim i këtij koalicioni është i dëmshëm për vendin dhe kundër vullnetit të qytetarëve të shprehur me votën e tyre në zgjedhjet e 6 tetorit dhe njëherit kërkon nga lidershipi i këtyre dy subjekteve që sa më parë të arrihet koalicioni i shumkërkuar nga qytetarët”, thuhet në kumtesë. /Reporteri.net/.

    https://www.facebook.com/ldksuharekeofficial/photos/a.803771866361671/3510286355710195/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARBaIudCXFeESf97aVzPI9H23_sscfASCI0HUfxHPv-zXwwxKij28ElgnQBWwAr7uAePn3weWI86ZOZL7-OBR-xXCUCYYSWJl6iPoTv7-mJGCrKF8TfG_C4bZgDE1vVHwieTNg1oek5yJzNVTbKs0F4WGaRuXNTZPaeahYo_GML7EwRkZnCHYQy1HlnNlbGvXwxVtcn9z-QQ_wwy031Mw9asnOqdMX1vefDjTdFbhPeWXf8qfTyxC7ADLw7xlP6z6jXDeggmJYDKxuZOxuH9j_wyMU_dMYyQ2kgjz1ut_CcIv2lfBgOmSsEF-NXauVREvNawRXloOidtfMR5T8gpOw0x3A&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!