×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe një mërgimtar tjetër i gatshëm t’ua jap nga 100 euro mësuesve

    Reporteri
    28 Shtator 2022 | 11:07

    Mërgimtarët po vazhdojnë të tregojnë gatishmëri për t’i ndihmuar mësuesit kosovar.

    Edhe Fitim Krasniqi, nga Smallusha e Lipjanit, që punon në Gjermani, ka shprehur gatishmërinë që t’i ndaj nga 100 euro për mësuesit e fshatit të tij të lindjes.

    Ai në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se në fshat janë rreth 20 mësues, për çka ka mundësi financiare për t’ua ndarë nga 100 euro deri në zbatim të Ligjit të Pagave. Por, i njëjti, në Sytë 7, tha se nuk ka gjetur gatishmëri nga mësuesit, ndonëse ka pasur kontakte, pasi beson se refuzimin po e bëjnë si shkak i presioneve të partive politike opozitare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!