×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe një premtim për vizat: Haradinaj tash thotë se në shtator mund të liberalizohen

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 19:42

    Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë sot se në Gjermani i është premtuar liberalizimi i vizave, ndërsa ka pohuar se si kohë opcionale mund të jetë shtatori.


    Para anëtarëve të partisë që e udhëheq, Haradinaj foli për liberalizimin e vizave, me ç’rast tha se kjo tashmë është një çështje e kryer.

    “Presidenti ka mbajtur konferencë për viza. Të nesërmen Seehofer, në pritje më ka thënë ke të fala nga kancelarja Merkel. Kemi një qëndrim për vizat. Hymë në takim, ai tha ‘e kemi biseduar këtë temë me kancelaren, këtyre ka me iu rënë të fikët kur ta kuptojnë, ne jemi për liberalizim të vizave dhe atë menjëherë”.

    “Ia kam konfirmuar këtë Rumanisë. Mundësinë që ata me e fut në qershor këtë, por kryesimin e BE-së e merr Finlanda dhe besoj se do të jemi në rend të ditës shumë shpejt. Nuk kanë arsye vendet e BE-së me u prish me Gjermaninë për një çështje si kjo. Për këtë iu siguroj se liberalizimi i vizave ka ndodh më. Është diçka teknike që duhet ta votojnë vendet. Shtatori është opcional me u marr vendimi që ne me lëvizë brenda një viti lirshëm”, tha ai.

    Kujtojmë se Haradinaj javë më parë kishte dhënë një afat më të afërt për heqjen e vizave, duke thënë se beson që qeshori do jetë muaj kur kosovarët do lëvizin lirshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!