×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe një rast me coronavirus në veri të Mitrovicës, i infektuari punonjës i burgut

    Reporteri
    31 Mars 2020 | 11:54

    Katër serbë të Kosovës janë infektuar me koronavirus deri më tani, tre në veri të vendit dhe një në komunën e Lipjanit.


    Në mesin e tyre është një 37-vjeçar nga veriu i Mitrovicës, i cili raportohet se është punonjës shëndetësor në njësinë e paraburgimit në pjesën veriore të Mitrovicës, transmeton Reporteri.net.

    Kossev shkruan se gjendja shëndetësore e personit të infektuar është e mirë dhe se ai aktualisht po trajtohet në repartin e Qendrës Klinike në Mitrovicë

    Ndërkohë, Kryetari i Shtabit Emergjent Aleksandar Spiriq,  tha se një ekip i epidemiologëve nga Serbia pritet të arrijnë sot në Mitrovicën e veriut.

    Ndryshe Reporteri ditë më parë raportoi se dy rastet e para që ishin paraqitur me Koronavirus në veri të Mitrovicës nuk ishin përfshirë në në rastet zyrtare të Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!