×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe një viktimë nga Coronavirusi, vdes një grua në Spitalin e Pejës

    Reporteri
    14 Korrik 2020 | 9:12

    Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka vdekur një paciente e infektuar me Coronavirus.


    Në njoftim bëhet e ditur se e ndjera kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese, shkruan Reporteri.

    Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 61 pacientë me Covid-19, prej të cilëve një është në gjendje të mirë.

    “Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 61 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 11 janë në Oksigjeno terapi, fatkeqësisht një paciente e shoqëruar edhe me sëmundje tjera ka vdekur, një pacientë është në gjendje të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile”, theksohet në njoftim.

    Po ashtu bëhet e ditur se nga personeli i spitalit 4 mjekë, 5 Infermierë dhe 1 Bioinxhinjer janë të infektuar  me Covid-19, ndërsa 6 anëtarë të tjerë të Personelit janë në pritje të rezultatit.

    “Nga personeli i Spitalit 4 Mjek, 5 Infermierë dhe 1 Bioinxhinjer janë të infektuar
    me Covid-19, ndërsa 6 anëtar të tjerë të Personelit ton janë në pritje të rezultatit. Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit 169 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thekson njoftimi. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!