×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe nxënësit e një shkolle në Gostivar e përkrahin Erdoganin me përshëndetje ushtarake

    Reporteri
    20 Tetor 2019 | 19:12

    Nxënësit e shkollë “Mustafa Kemal Ataturk” në Gostivar i japin përkrahje Erdoganit në luftën kundër kurdëve me përshëndetje ushtarake.


    Fotografi të këtij aktiviteti të turpshëm po qarkullojnë në rrjetet sociale që kanë zgjuar reagime të shumta ndër shqiptarët, pro dhe kundër këtij veprimi.

    Manifestime të tilla në qytetet shqiptare ka pasur edhe më parë pro presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan, që nga bota perendimore konsiderohet si diktator përshkak të shtypjes së të drejtave të njeriut në Turqi, I cili në radhët e shqiptarëve në Maqedoninë Veriore gëzon një përkrahje të madhe.

    Kujtojmë se edhe fëmijët e Prizrenit, po keqpërdoren, ata janë detyruar të bëjnë përshëndetje ushtarake në mbështetje të terrorit ndaj kurdëve. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!