×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Vjosa Osmani nuk ka asnjë informatë për marrëveshjet e djeshme

    Reporteri
    15 Shkurt 2020 | 14:14

    Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani nuk ka informacione të detajuara sa i përket marrëveshjes për hekurudhat të nënshkruan në Berlin, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ajo thotë se marrëveshja nuk është dërguar në Kuvend dhe se nuk mund ta komentojë pa e parë përmbajtjen.


    Për më shumë informacione ajo ka rekomanduar që të kontaktohet ministria e Infrastrukturës, përfaqësues të së cilës hodhën firmat në këtë marrëveshje.

    “Nënshkrimi i marrëveshjes nga zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës, është çështje që duhet t’i adresoheni Ministrisë së Infrastrukturës. Nuk i di detajet dhe si njoh kush janë zyrtarët marrëveshja e mbrëmshme”.

    “Marrëveshja nuk na është dërguar zyrtarisht, në momentin që ne si Kuvend e marrim zyrtarisht tekstin e marrëveshjes do të kemi mundësi ta komentojmë përmbajtjen e saj. Është e vështire me komenti një tekst i cili nuk i është dërguar Kuvendit të Kosovës”.

    Osmani thotë se komisionet parlamentare do të mbikëqyrin secilën marrëveshjet të arritur ndërmjet të dyja vendeve, raporton Ekonomia Online.

    “Secili përfaqësues politik në vend deri tani ka vlerësuar rolin e Qeverisë amerikane në procesin e normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por për të komentuar përmbajtjen e marrëveshjeve duhet t’i kemi të dorëzuara zyrtarisht në Kuvend”.

    “Kuvendi ka për detyrë që të mbikëqyr politikën e jashtme. Presim që shumë shpejt komisionet të jenë funksionale dhe të mbikëqyrin secilën marrëveshje dhe veprim që është ndërmarrë në këtë proces”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!