×
  • Lajme
  • Lajme

    Edi Rama mbron Albin Kurtin pas marrëveshjes për targat: S’jam aspak dakord me sulmet ndaj tij

    Reporteri
    24 Nëntor 2022 | 22:42

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka dalë në përkrahje kryeministrit kosovar, Albin Kurti, pas arritjes së ujdisë mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

    Përmes një postimi në Twitter, Rama ka thënë se Kurti s’duhet të sulmohet pse u soll si një kryeministër.

    Sipas tij, marrëveshja e arritur mbylli “shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme”.

    “S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg!”, ka shkruar Rama.

    Ndryshe, si pasojë e kësaj marrëveshje pati pakënaqësi të shumta, ku sot pati edhe një aksion të organizuar nga PSD, para ndërtesës së Qeverisë.

    Megjithatë, kjo marrëveshje u duartrokitë nga bashkësia ndërkombëtare.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!