×
  • Lajme
  • Lajme

    Ehat Miftaraj e ndërlidh aksionin e sotëm me ndërrimin e pushtetit

    Reporteri
    24 Shkurt 2021 | 11:12

    Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka komentuar aksionin e sotëm të forcave të rendit në Prishtinë dhe rajone të tjera të Kosovës ku raportohet për disa të arrestuar.


    Me anë të një postimi në Facebook, Miftaraj ka thënë se aksione të tilla sipas tij ka sa herë të ndërrohen pushtetet në Kosovë.

    Sipas tij, më së shumti në këto aksione dalin në pah prokurorë që janë të zhytur dhe që duan vëmendje.

    “Te shpresojme se rasti i sotem nuk eshte nje nga keto aksionet propagande, me porosi, qellime politike, vemendje apo pazar hesapi. Kujtim Munishi eshte ekspert ne kete drejtim”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë i Miftarajt:

    Sa here te ndrrohen pushtetet ne Kosove ka aksione si ky sot.

    Me se shumti qe dalin ne pah jane ata prokurore apo Kryeprokuror qe jane te zhytur dhe duan vemendje, dhe zakonisht viktima jane disa zyrtare te nivelit mesatar.

    Te shpresojme se rasti i sotem nuk eshte nje nga keto aksionet propagande, me porosi, qellime politike, vemendje apo pazar hesapi. Kujtim Munishi eshte ekspert ne kete drejtim.

    Super aksioni ne Karaçevë perfundoj me sukses, viktime e te cilit ishin kater lope, tre dele dhe dy keca. Poashtu demolim i disa barakave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!