×
  • Lajme
  • Ekonomi / Artikull i sponsorizuar

    Coca-Cola HBC Kosova shpallet “Lidere Komuniteti” gjatë javës së 11-të Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë

    Autor:Coca-Cola HBC Kosova
    16 Nëntor 2023 | 15:03

    Coca-Cola HBC Kosova këtë vit shënon të 5-tën herë me radhë që përkrah Javën Globale të Ndërmarrësisë, njërën prej ngjarjeve më të madhe të ndërmarrësisë dhe inovacionit në Kosovë, të sjellur nga ICK në Prishtinë.

    Si e tillë, këtë vit ka marr titullin meritor si “Lidere Komuniteti” duke dëshmuar veten si kompani lidere që përkrahë komunitetin jo vetëm përmes GEW mirëpo edhe përmes programeve të fuqizimit te komuniteteve siç është “Youth Empowered”

    Java Globale e Ndërmarrësisë (GEW) është ngjarja më e madhe e ndërmarrësisë në botë, e cila bën bashkë ndërmarrës, inovatorë, punëdhënës, politikë-bërës dhe akterë tjerë, që për qëllim kanë zhvillimin e ideve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

    E ftuar në hapje për një fjalë hyrëse, Frosina Islami, si përfaqësuese e Coca-Cola HBC, e cila aktualisht është Menaxhere e Marrëdhënieve me Publikun dhe aspektin rregullativ, ka thënë se “kompania që ajo përfaqëson është krenare me mbështetjen që i ka dhënë kësaj ngjarje për vite me radhë” .

    “Nuk është rastësi që Coca-Cola HBC Kosova është një përkrahëse e madhe dhe mbështetëse e GEW. Objektivi i kësaj jave ka qenë përafrimi shumë i ngushtë me angazhimin tonë global për të punuar në komunitetet tona për të mbështetur një të ardhme më të mirë të përbashkët. Po ashtu, në këto komunitete të mundësojmë fuqizimin ekonomik të grave dhe në përgjithësi për të vepruar në një mënyrë që do të përmirësojë jetën e njerëzve. Ne besojmë në fuqizimin e njerëzve tanë, krijimin e mundësive të barabarta dhe ndërtimin e gjithepërfshirjes në vendin e punës dhe në komunitetet tona. Sot jam krenare të ndaj me ju se nga program yne Youth Empowered kemi arritur të mbështesim dhe ti trajnojme 5 mijë të rinj në Kosovë” ka thënë Frosina Islami.

    Ajo ka inkurajuar që ndërmarrësit t’i shfrytëzojnë këto ngjarje për tu rrjetëzuar dhe për të bërë thirrje ndaj vendimmarrësve që të bëjnë reformat e duhura”. “E ardhmja e Kosovës është në duart e inovatorëve si ju. Ne jemi të gjithë këtu për t’iu inkurajuar dhe ndihmuar në çfarëdo mënyre që mundemi, jo vetëm këtë javë, por gjatë 52 javëve të vitit” ka shtuar ajo.

    Coca-Cola HBC Kosova është partneri i kësaj ngjarje për shumë vite me radhë duke dëshmuar vizionin e saj për të përkrahur zhivillimin e të rinjve në Kosovë dhe duke mbështetur potencialin e madh që kanë këta të rinjë në fusha të ndryshme.

    Coca-Cola HBC globalisht është përfshirë në mbështetjen e qëllimeve globale të OKB-së (SDG) duke miratuar deklaratën e zotimeve që përfshin masa urgjente për të luftuar ndryshimin e klimës dhe ndikimet e tij, sigurimin e modeleve të qëndrueshme të konsumit dhe forcimi i partneritetit global për zhvillim të qëndrueshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!