×
  • Lajme
  • Ekonomi

    KEK ndalë njësinë A3, tregon nëse do të ketë reduktime

    Reporteri
    26 Shtator 2022 | 11:41

    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se të dielën njësia A3 është ndalur si pasojë veprimit të mbrojtjes në ndërpresin e gjeneratorit.

    “Në këtë drejtim ekipet profesionale të KEK-ut dhe KOSTT-it janë duke punuar në identifikimin e burimit që ka shkaktuar veprimin e kësaj mbrojtje dhe për të mundësuar rikthimin e sigurt të njësisë në punë në kohë optimale”, thuhet në njoftimin e KEK’ut.

    Kjo korporatë thotë se do të punojnë që qytetarët mos të kenë ndërprerje të energjisë elektrike.

    “Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të paraqitura si pasojë e daljes së njësisë A3, në mënyrë që kjo ndalje të mos reflektojë në mungesë të energjisë për qytetarët e vendit”, thuhet në njoftim.

    “Lidhur me veprimet e KEK-ut për ditët vijuese do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!