×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Kosovari Senton Kaçaniku përfaqëson kompaninë e njohur amerikane për 5G në ‘Forumin Ekonomik Polak’

    Reporteri
    09 Shtator 2022 | 11:58

    Biznesmeni kosovar Senton Kaçaniku në cilësinë e zëvendës-presidentit të lartë “Global Multiband” për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, ka marr pjesë si Panelist Kontribues në Forumin Ekonomik Polak, i cili ka nisur me 6 shtator 2022 dhe përfundon sot, në Karpacz të Polonisë. 

    Korparata Amerikane për Rinovim dhe Reciklim të Metaleve (“AMRR”), kompani mbajtëse e AMR Resources, LLC d/b/a Multiband Global (MBG) , kompani lidere e ciklit jetësor të IT-së dhe rrjetit, njoftoi se Zëvendëspresidenti i Lartë për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, Senton Kaçaniku ka shërbyer si panelist dhe folës kontribues në Forumin e 31-të Ekonomik polak më 7 shtator.

    Kaçsaniku ka trajtuar internetin 5G-në dhe infrastrukturën broadband në kuadrin e Strategjive të Specializimit Smart në Evropë. Biljana Scepanoviç, Ministre e Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik në Mal të Zi, iu bashkua Kaçanikut në panel. Sinisha Marçiç, Ekspert i Lartë për Investimet Kapitale Njerëzore në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal me seli në Bosnje dhe Hercegovinë shërbeu si moderator.

    Forumi Ekonomik është konferenca më e madhe në Evropën Qendrore dhe Lindore, ku më shumë se 4 mijë liderë nga biznesi dhe qeveria nga e gjithë bota takohen për të diskutuar çështjet aktuale. Konferenca do të mbahet nga 6-9 shtator në hotelin Gołębiewski në Karpacz, Poloni. Tema e këtij viti është Evropa përballë Sfidave të Reja.

    Senton Kaçaniku u shpreh: “Interneti nuk është më një luks, por gurthemel për rritjen ekonomike. Teknologjia 5G është themeli i së ardhmes për të cilën ne përpiqemi dhe punëve për të cilat përgatitemi. Shumica e punëve të së nesërmes nuk ekzistojnë ende. Shumëçka do të krijohet nga 5G dhe Wi-Fi Mesh urban duke mundësuar internetin e gjërave. Në Multiband Global, ne jemi të fokusuar të sjellim komunikimin në vijën e parë të politikës së zhvillimit ekonomik në të gjithë EMEA-n.

    James Frinzi, Kryetar dhe CEO i AMRR, komentoi se: “Ne jemi krenarë që kemi Senton Kaçanikun në ekipin tonë dhe që ai përfaqëson Multiband Global në këtë ngjarje të rëndësishme. Pasioni i tij për rritjen e EMEA do t’i mundësojë MBG-së të zgjerohet jo vetëm në rajon, por edhe më larg. Njohuritë e Senton Kaçanikut për telekomunikacionet do të theksohen në Konferencën Ekonomike Polake, duke rritur ekspozimin e MBG në këtë pjesë të botës.

    AMRR është kompania mbajtëse e AMR Resources, LLC d/b/a Multiband Global, një kompani lidere e ciklit jetësor të IT dhe rrjetit që ofron zgjidhje për të gjithë ciklin jetësor të IT dhe rrjetit nga vendosja deri në çaktivizimin. Kompania mbështetet nga logjistika, sistemet e shërbimit të ndërmarrjeve në terren dhe një bazë globale teknikësh. Multiband Global është i specializuar në telekomunikimet në shkallë të gjerë, planifikimin dhe inxhinierinë e sistemit/rrjetit, sistemet e sigurisë nga zjarri dhe jetën, kabllot e tensionit të ulët, sigurinë elektronike, shërbimet audiovizive, instalimin, riciklimin e mbetjeve elektronike dhe shkatërrimin e të dhënave. Klientët e kompanisë përfshijnë kompani në teknologji, komunikim, kujdes shëndetësor, argëtim sportiv dhe qeverisje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!