×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Kurti: 170 shtete të botës kanë fonde sovrane, së shpejti edhe Kosova pjesë e trendit global

    Reporteri
    16 Maj 2023 | 22:36

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka konsideruar Fondin Sovran si projektin më të madh ekonomik në vend ndonjëherë.

    Sipas Kurtit, ndërmarrjet publike nuk do të punojnë më me humbje si në të kaluarën dhe se kjo do të rrisë mundësinë e investimeve dhe menaxhimin e tyre.

    “Ndërmarrjet tona publike, të cilat nuk operojnë më me humbje si në të kaluarën, së bashku me 24 mijë asete tjera do barten nga qeveria në Fond, që do të rrisë mundësinë e investimeve dhe përmirësojë edhe më shumë menaxhimin e tyre. Kjo e bën qeverinë më të vogël por shtetin më të fortë e më të pasur, duke na vendosur në hartën e tregjeve botërore financiare.”, shkroi Kurti në Facebook, përcjell Reporteri.net.

    Tutje Kurti tha se përmes këtij Fondi, Kosova do të jetë pjesë e trendit global.

    “170 shtete të botës, nga gjithsej rreth 200 sa janë gjithsej, kanë fonde sovrane. Trendi më i lartë i formimit të fondeve sovrane është shënuar në fillim të viteve 2000. Dy dekada pas, Kosova do të jetë pjesë e shumicës së botës dhe e trendit global.”, shtoi Kurti.

    Kurti njoftoi se ka mbajtur konferencë të dielën e 7 majit ku është prezantuar paar deputetëve të LVV-së, altivistëve dhe ekspertëve të pavarur, projektin e grupit punues të drejtuar nga Rrezarta Pllana.

    “Të dielën e 7 majit, në bashkorganizim me FES mbajtëm konferencën për themelimin e Fondit Sovran. Projektligji që tashmë ka kaluar edhe konsultimet publike, shpejt do të miratohet në Qeveri. Sot në sallën 506 të mbushur plot, para deputetëve të grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, aktivistë e ekspertë të pavarur, së bashku me anëtarë të kabinetit të qeverisë, e përkrah anëtarëve të grupit punues për hartimin e koncept-dokumentin, në krye me profesorin Besnik Pula dhe grupin punues juridik të drejtuar nga koordinatorja Rrezarta Pllana, prezantuam e diskutuam për atë që do të jetë bërthama e sovranitetit tonë ekonomik”, ka shkruar ai./Reporteri.net./

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!