×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Rizvanolli pret 6 kompani të mëdha amerikane të interesuara të investojnë në Kosovë

    Reporteri
    03 Mars 2023 | 17:07
    Ministrja Artanë Rizvanolli në takim me investitorë amerikanë.

    Ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli, ka pritur sot në objektin e Qeverisë gjashtë kompani të mëdha amerikane që kanë shprehur interesim të investojnë në Kosovë.

    Gjashtë kompanitë në fjalë, që fokus kanë sektorin e energjisë, para Rizvanollit paraqitën projektet dhe idetë e tyre për zhvillimin e këtij sektori në Kosovë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Kompanitë amerikane, përfshirë Honeyëell, GE Poëer, Siemens Energy, Advent Technologies, Emerson Automation Solutions, si dhe Ëethington International kanë shprehur interesin e tyre për të investuar në Kosovë dhe për të kontribuar në planet e Kosovës për zhvillim të sektorit të energjisë. Përfaqësuesit e kompanive kanë prezantuar punën e tyre dhe teknologjitë të cilat ofrojnë, të cilat janë në linjë me Strategjinë e Energjisë, si dhe projektet kryesore të Qeverisë për këtë sektor”, bëhet e ditur në komunikatën e Ministrisë.

    Në këtë kontekst, ministrja Artanë Rizvanolli shprehu interesimin e saj dhe faktin se kompanitë në Kosovë janë të gatshme për bashkëpunim, në mënyrë që të shkohet drejt pavarësimit nga burimet e Rusisë.

    “Ministrja Rizvanolli u ka prezantuar të pranishmëve projektet që Qeveria është duke i zhvilluar, si dhe mundësitë për investim në sektor të energjisë në Kosovë, dhe i ka siguruar të ftuarit që Kosova është e gatshme të luajë rol udhëheqës në rajon drejt sigurisë dhe tranzicionit energjetik. Kjo për të mundësuar diversifikimin dhe pavarësimin e sektorit në rajon nga burimet fosile të Rusisë, si dhe për të shtruar rrugën drejt energjisë së pastër”, thuhet tutje. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!