×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Saranda gati të pres numër të madh të turistëve, premtohet se nuk do të ketë çmime të “kripura”

    Reporteri
    14 Maj 2022 | 9:14

    Përgatitjet për të pritur pushuesit nga Kosova, por edhe vendet e tjera tashmë janë bërë në Sarandë.

    Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Ardian Gurma potencoi se përgatitjet për sezonin turistike kanë filluar që nga tetori i vitit të kaluar.

    Ai shtoi se nuk do të ketë çmime të “kripura” në Sarandë, duke theksuar se janë marrë të gjitha masat në bazë të kërkesave që kanë pasur operatorët turistik.

    “Përgatitjet për sezonin turistik nuk kanë filluar tani, por shumë më herët. Tashmë kemi moto të punës tonë që suksesi i një sezoni fillon aty ku mbaron sezoni paraardhës kështu që përgatitjet kanë filluar në tetorin e vitit të kaluar me dëgjesat publike që bëjmë me gjithë komunitetin. Për sa i përket çështjes së çmimeve nuk do të ketë çmime të kripura në Sarandë”.

    Ai thotë se këtë vit presin që të kenë pushues sa kishin edhe në vitin 2009, kur edhe kanë pasur numrin më të madh të pushuesve.

    “Ne kemi atraksione turistike shumë të mira. Ne kemi bujarinë dhe natyrën e bukur. Ne shpresojmë që këtë të arrijmë nivelet e vitit 2019 sepse ai është viti me prurjen më të madhe të numrit të turistëve”.

    “Shpresojmë që edhe këtë vit të jemi në ata numra. Ne kemi marrë të gjitha kërkesat e operatorëve turistik dhe bizneseve sepse me biznesin jemi në partneritet të vazhdueshëm e shohim si partner kryesor për sezoni turistik. Të gjitha masat janë marrë në bazë të kërkesave që kanë pasur operatorët turistik dhe shpresojmë që sezoni këtë vit të jetë i suksesshëm”, tha Gurma.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!