×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Trusti deklaron 3 miliardë euro nën menaxhim

    Reporteri
    03 Shtator 2024 | 10:38

    Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka njoftuar se për herë të parë është arritur vlera e 3 miliardë eurove të mjeteve neto. Sipas Fondit, gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, mjetet nën menaxhim janë ngritur për mbi 300 milionë euro, krahasuar me fundvitin e 2023-s.

    “Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK) e arriti për herë të parë vlerën e 3 miliardë eurove të mjeteve neto nën menaxhim në fundin e gushtit 2024.

    Gjatë periudhës janar-gusht 2024 mjetet nën menaxhim u ngritën për më shumë se €300 milionë krahasuar me fundvitin 2023. Ngritja e këtij tetëmujori erdhi nga kontributet e reja (rreth €200 milionë) dhe kthimi nga investimet (rreth €165 milionë). Por njëkohësisht rreth €60 milionë u zbritën nga fondi për pagesat mujore të pensioneve dhe shpenzimet e tjera.
    Prej fillimit të operimit të FKPK-së (më 2002), një-miliardëshi i parë i mjeteve neto nën menaxhim është arritur më 2014 ndërsa dy-miliardëshi më 2021.

    Vlerësuar në tërësi, mjetet që FKPK-ja i ka aktualisht nën menaxhim përbëhen prej pagesave të kursimeve pensionale nga kontribuuesit (rreth 78% ose €2.34 miliardë) dhe kthimi nga investimet (rreth 22% ose €660 milionë).

    Përveç mjeteve aktuale nën menaxhim, prej themelimit e deri më tani janë tërhequr edhe rreth €675 milionë nga përfituesit e FKPK-së (përfshirë këtu edhe rreth €200 milionë nga tërheqja e parakohshme për 10%-shin)”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!