×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Trusti të enjten sërish në Kuvend, sa vota nevojiten që Projektligji të kalojë?

    Reporteri
    17 Janar 2023 | 11:55

    Gjatë ditës së enjte, në seancën e Kuvendit të Kosovës do të jetë në rend dite miratimi i Projektligjit për Trustin.

    Derisa partitë opozitarë janë shprehur optimistë se këtë javë do të kalojë në lexim të parë Projektligji për Trustin, kundër këtij projektligji janë shprehur partia në pushtet Vetëvendosje

    Kështu ka deklaruar dje Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

    “Qëndrimi i grupit të VV-së janë të qarta ne nuk e kemi mbështetur tërheqjen nga trusti, sepse konsiderojmë që në aspektin ekonomik do të këtë efekt negativ dhe afatgjatë në ekonomi”, tha ajo.

    Sa vota nevojiten që Projektligji të kalojë?

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë gjatë ditës së djeshme se pritshmëritë e tij janë që Projektligji për Trustin të kalojë të enjten në Kuvend në lexim të parë.

    Ai këtë e lidhë me situatën e rëndë ekonomike në të cilën sipas tij po kalojnë kosovarët.

    Ai tha se kalimin e nismës, nevojiten shumica e thjeshtë e votave të deputetëve që marrin pjesë në votim.

    Nisma për tërheqjen e Trustit është proceduar për në Kuvendin e Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar pasi mori miratimin e Komisionin për Buxhet.

    Partia Demokratike e Kosovës, kishte propozuar tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale.

    Deputeti i kësaj partie, Bekim Haxhiu, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së më 9 mars kishte dorëzuar në Kuvend Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i cili do të mundësonte tërheqjen e këtyre mjeteve.

    Megjithatë ky projektligj nuk kishte marrë dritën jeshile të deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Qershor.

    Pas këtij dështimi qytetarët e Kosovës përmes më shumë se 20 mijë nënshkrimeve ishin drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës që t’u lejohet tërheqja e Trustit. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!