×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekonomistët më të mirë në Qeveri? PDK’ja thotë se e mposhtë në këtë sferë LDK’në

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 18:35

    Bedri Hamza i PDK’së e ka kritikuar Qeverinë Hoti dhe punën e bërë në sferën e ekonomisë.


    Në emisionin Frontal në T7, shefi i grupit parlamentar të PDK’së, thotë se ka respekt për kolegët e tij ekonomista, kur flet për kryeministrin Avdullah Hoti, mirëpo, shton se gjatë kohës sa ishin ata në Qeveri kishte pasur më shumë rritje ekonomike.

    “Unë kam respekt për të gjithë kolegët e mi, nëse ju referohemi shifrave dhe fakteve në kohën e PDK’së ka pasur më së shumti rritje ekonomike.

    Pagat i ka rrit PDK’ja, pensionet, autostradat, shkollat i ka ndërtu PDK’ja.

    Zhvillimet më të mëdha, edhe pse si përjashtoj edhe defektet janë në kohën e PDK’së. PDK’ja ka një numër të madh të kuadrave të profileve të ndryshme”, ka thënë Hamza.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!