×
  • Lajme
  • Lajme

    EKSKLUZIVE: Policia e Kosovës aksion në Karaçevë, cak krimi i organizuar në këtë zonë

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 21:03

    Në ditën kur në Kuvendin e Kosovës u debatua për hyrjen e xhandarmërisë së Serbisë në fshatin Karavecë të Kamenicës, njësitë elite të Policisë së Kosovës janë nisur për atje, shkruan Reporteri.net.


    Sic mëson Gazeta Online ‘Reporteri.net’, Policia e Kosovës do të ndërmarrë një aksion për të goditur krimin e organizuar në atë fshat.

    Forca të shumta të Policisë së Kosovës janë nisur në drejtim të Karacevës për të goditur veprimtaritë kriminale që organizohen në këtë zonë kufitare me Serbinë.

    Në endin ku fillon zona neutrale, e cila monitorohet nga njësitet e KFOR-it, qysh në hyrje të fshatit tash e një vit po operojnë shtatë kazino ilegale.

    Banorët e kësaj ane vazhdimisht kanë shprehur shqetësimin për lulëzimin e krimit të organizuar përfshirë edhe prostitucion, shkruan Reporteri.net.

    Derisa shumë banorë të fshatit Karaçevë vazhdimisht janë ankuar se prezenca e lokaleve të tilla është shqetësuese për ta.

    Policia e Kosovës nuk mund të ndërhyjë në këtë pjesë pa marrë leje nga KFOR-i.

    Në mars të vitit 2019, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar projektligjin përmes të cilit lojërat e fatit do të ndaloheshin me ligj.

    Ndërkohë në seancën e sotme të Kuvednit, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka thënë se kazinotë kanë qenë të hapura gjatë kohës sa ishte në qeveri lideri i VV-së, Albin Kurti

    Veliu ka theksuar se kazinotë janë ndërtuar të reja dhe kanë funksionuar pa pengesë.

    “Po ta përsëris edhe një herë, është fakt i vërtetë që gjatë qeverisjes Kurti, në Karaçevë janë ndërtuar dhe kanë funksionuar pa pengesë të gjitha kazinot, janë ndërtuar të reja. Edhe një herë po e theksoj, po tash po të them edhe diçka tjetër, në muajin shkurt, unë nga shefi juaj (Kurti) kam kërkuar që të bëjmë një operacion në Karaçevë, në mënyrë që ta ndalojmë punën e kazinove, veprimtaritë e tyre, por shefi juaj nuk ka pranuar, shko pyete!”, tha Veliu.

    Pas kësaj deklarate, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, iu është kundërpërgjigjur Veliut, duke thënë se ai është shkarkuar nga Kurti, jo për mustaqet që i mban, por që është një person i paaftë për të qeverisur. Në seancën për Karacevën pati shumë përplasje mes deputetëve, në vecanti ndërmjet atyre të VV-së dhe LDK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!