×
  • Lajme
  • Lajme

    Eksperti amerikan kritikon Kurtin për ambasadën: Po bën një gabim të madh duke respektuar Erdoganin

    Reporteri
    03 Mars 2021 | 9:52

    Eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir ka kritikuar Albin Kurtin pasi tha ditë më parë se do ta shqyrtojë vendosjen e hapjes në Izrael, pas thirrjeve të presidentit turk, Erdogan për shqyrtimin e një vendimi të tillë.


    Ben Meir përmes një postimi në Facebook thotë se Kurti po bën një gabim shumë të madh duke lavdëruar Erdoganin, të cilin ai e quan një diktator të pamëshirshëm që është i vendosur të përhapë agjendën e tij islamike në të gjithë Ballkanin.

    Postimi i plotë i Ben Meir:

    Albin Kurti po bën një gabim të madh duke respektuar #Erdoganin, një diktator i pamëshirshëm që është i vendosur të përhapë axhendën e tij islamike në të gjithë Ballkanin.

    Premtimi ndaj Turqisë se “vendi ku do të vendoset ambasada e Kosovës në # Izrael duhet të konsiderohet” është një mesazh i qartë ku qëndron Kurti kur bëhet fjalë për strategjinë gjeopolitike – ky është një hap i gabuar.

    Në vend të kësaj, Kurti duhet të kërkojë një hetim mbi kontratat e dyshimta që ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nënshkroi, të cilat i dhanë Erdoganit kontrollin mbi pasuritë kryesore të shtetit.

    Nëse Kurti me të vërtetë dëshiron të luftojë korrupsionin, ky është shansi i tij për të filluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!