×
  • Lajme
  • Lajme

    Eksperti amerikan reagon për sulmet ndaj “RTV Dukagjini”: Vetëm sistemet totalitare ndërhyjnë në media

    Reporteri
    25 Janar 2021 | 17:58

    Eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben-Meir ka reaguar pas sulmeve ndaj RTV Dukagjinit.


    Ben-Meir ka thënë se sulmet ndaj medias së lirë janë sulm direkt mbi demokracinë. Sipas tij, shtyp i lirë është thelbësor për një shoqëri të lirë dhe zgjedhjet demokratike janë të pamundura pa një media të lirë, shkruan Reporteri.net.

    Ben-Meir po ashtu ka kërkuar që Ambasada Amerikane dhe përfaqësuesit e tjerë ndërkombëtarë në Kosovë të reagojnë dhe të dënojnë drejtpërdrejt ndikimin e politikës në media.

    “Media në Kosovë është subjekt i presionit nga partitë politike, veçanërisht tani gjatë fushatës zgjedhore. Kohët e fundit një nga partitë më të mëdha në vend, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), një parti politike që ishte në pushtet për gati 20 vjet, akuzoi një nga stacionet më të mëdha televizive në Kosovë, RTV Dukagjinin, për manipulim të opinionit, publikimin e sondazheve të rreme, dhe përhapjen e propagandës dhe dezinformacioneve. Sulmi ndaj kredibilitetit të shtypit është një sulm ndaj demokracisë. Një shtyp i lirë është thelbësor për një shoqëri të lirë dhe zgjedhjet demokratike janë të pamundura pa një media të lirë. Ambasada Amerikane dhe përfaqësuesit e tjerë ndërkombëtarë në Kosovë duhet të dënojnë ndikimin politik në media. Vetëm sistemet totalitare tentojnë të ndërhyjnë në media dhe fjalën e lirë”, shkruan ai në llogarinë e tij në Facebook.

    Ditë më parë dy partitë politike, PDK dhe LDK e kanë akuzuar RTV Dukagjinin për propagandë politike dhe kanë paralajmëruar shkëputje të komunikimit me këtë medium.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!