×
  • Lajme
  • Lajme

    Eksperti i sigurisë: Një agjente e BIA’s pretendon se ka marrëdhënie të posaçme me Besnik Bislimin, kishin lënë edhe një takim në Shkup

    Reporteri
    07 Dhjetor 2022 | 20:56

    Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, thotë se ka kërkuar një takim me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, për të diskutuar lidhur me pretendimet që sipas Elezit një agjente e BIA’s serbe, ka komunikime të vazhdueshme me Bislimin.

    Elezi në një intervistë në Top News pretendon se ata kishin lënë edhe një takim në Shkup në fund të tetorit lidhur me çështje biznesi, por në fund Bislimi s’kishte shkuar në këtë takim, por kishte dërguar vetëm disa përfaqësues.

    Ai ka dhënë edhe detaje se çka është folur në këtë takim, derisa e ka lidhur këtë takim edhe me zhvillimet e djeshme në veri.

    “Në fakt kjo zyrtare thotë se ka komunikime të vazhdueshme me zëvendëskryeministrin në fjalë. Ne kemi tentuar që me zëvendëskryeministrin e Kosovës të bisedojmë në lidhje me pretendimet e saj, për komunikime të vazhdueshme, sepse ajo është paraqitur në atë takim si palë, si palë e anës së zëvendëskryeministrit të Kosovës. Por, në këtë takim, përveç çështjeve të biznesit, janë diskutuar edhe çështje të sigurisë, sepsë në këtë takim kishte edhe disa shqiptarë të tjerë të cilët janë njerëz të besuar dhe të afër të zëvendëskryeministrit, të cilët kishin marrë pjesë në këtë takim, i cili takim kishte të bëjë me natyrë biznesi, në çështje të ofrimit të një oferte për tender, që bëhej fjalë për Ministrinë e Shëndetësisë, kur kjo grua do të thotë kishte përfaqësuar në emër të zëvendëskryeministrit”, ka deklaruar Elezi në Top News, ku edhe ka zbuluar e’mailin që kishte dërguar në adresë të zëvendëskryeministrit Bislimi.

    Elezi ka deklaruar se e’maili i është dërguar Bislimit para gjashtë ditësh, por se deri tash s’ka marrë përgjigje.

    “Pas këtij informacioni, kemi marrë disa përpjekje për të kontaktuar me institucionet e tona të sigurisë dhe më pas kemi vendosur që të bisedojmë me zëvendëskryeministrin, por në momentin kur ndodhi kjo në veriun e Mitrovicës, vërtetë jemi shqetësu shumë dhe vendosëm që së bashku të ndajmë këtë shqetësim, sepse në fakt ka gjëra që ndodhin sipas asaj që është zhvillu në tavolinë me atë përfaqësuese. Deri më tani nuk ka pas interesim për të biseduar dhe ne me të drejtë besojmë që heshtja është pranim faji”, ka thënë Elezi.

    Pretendimet e Elezit në këtë intervistë janë të pakonfirmuara ende.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!