Eksperti nga Mitrovica tregon çfarë helmi mund të përmbajnë zarfet e ardhur nga Serbia

Pak orë pasi ia filluan punës, zyrtarët kosovarë të KQZ-së u detyruan ta ndërpresin atë.


Kjo, për shkak të kundërmimit nga hapja e zarfeve me fletëvotime të ardhura nga Serbia, verifikimi i të cilave kishte filluar qysh në mëngjes.

Përveç ankesave për kundërmim, zyrtarët u ankuan edhe për kruarje të duarve dhe të fytyrës. Nëntë prej tyre kërkuan ndihmë në Qendrën Klinike Universitare.

Për këtë çështje specialisti i kimisë toksikologjike, Mexhit Musa, thotë se pothuajse të gjitha llogaritë fiskale në Serbi përmbajnë substancën e rrezikshme Bisphenol A (BPA), sipas një studimi nga Alternativa për kontrollimin e substancave (ALHem) të kryer si pjesë e fushatës së Llogarisë Toksike.

Siaps tij kjo substancë është treguar se ka një efekt të dëmshëm në frytin e nënës, ndërhyn në sistemin endokrin, shkakton reaksione alergjike të lëkurës dhe acarim të frymëmarrjes, si dhe shkakton dëmtim të rëndë të syve.

“Se situata është serioze tregon se absolutisht të gjitha mostrat e rrotullave fiskale të importuara në Serbi janë pozitive me bisphenol A. Ndërsa 88.9 për qind e llogarive fiskale nga shërbimet publike përmbajnë doza të tepërta të kësaj substance kimike. Bisphenol A kryesisht përdoret për përpunimin e plastikës, letrave fiskale, zarfave, letrave të ndryshme. Shishe uji, shishe për fëmijë, pajisje sportive, mbushës dentar, CD dhe DVD, dhe pajisje elektronike shtëpiake. Produktet plastike e përmbajnë këtë substancë që nga vitet ’50. Bisphenol A është përdorur edhe për sintezën e poloneve të polonulfonit dhe ketoneve polieter dhe si një frenues i polimerizimit në PVC. Bisphenol A mund të gjendet gjithashtu në kanaçe ushqimore dhe pije. Bisphenol A është aktualisht një nga kimikatet më komerciale të përdorura në prodhimin e letrës termike si një zhvillues i ngjyrave. Ajo nuk është e lidhur kimikisht në letër në mënyrë që të mund të zhytet në lëkurë pas kontaktit dhe të shkaktojë komplikime të ndryshme”, ka shkruar eksperti Musa, shkruan Reporteri.net.

Ai më tej thotë se sipas rregulloreve evropiane, kompanitë që prodhojnë, importojnë ose shpërndajnë produkte që përmbajnë substanca shqetësuese, siç është bisphenoli A, janë të detyruar të njoftojnë të gjitha palët e përfshira në zinxhirin e furnizimit, si dhe konsumatorët, nëse ata kërkojnë.

“Që nga viti 2008, disa qeveri kanë vënë në dyshim sigurinë e saj, duke i bërë shitësit të tërheqin produkte që përmbajnë polikarbonat. Administrata e Ushqimit dhe Barnave e ShBA.-së, FDA, tërhoqi autorizimin e saj për të përdorur BPA në shishe për fëmijë, paketim ushqimesh për fëmijë, por vendimi u bazua në faktin se njerëzit ndaluan blerjen e produkteve të tilla për arsye sigurie. Bashkimi Evropian dhe Kanada kanë ndaluar përdorimin e BPA në shishe për fëmijë. Deri sa shteti serb ende nuk e ka bërë këtë. Qeveria e Kosovës, duhet ti hapë sytë jo vetëm për këtë materie organike toksike, por edhe për shumë e shumë gjëra që e shqetësojnë popullatën”, ka deklaruar Musa.

Kujtojmë se kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka në një konferencë të mbajtur të dielën mbrëma tha se të gjitha zarfet që dyshohen për substanca të ndryshme do të qëndrojnë në objektin e Ministrisë së Infrastrukturës. /Reporteri.net/.