×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekspertja amerikane: Rusia me strategji të përshkallëzimit të konfliktit Kosovë-Serbi

    Reporteri
    13 Dhjetor 2022 | 11:55
    Foto ilustruese nga Rudari

    Situata në veri të Kosovës, për dallim nga herët tjera, është më serioze dhe mund të përshkallëzohet për shkak të provokimeve shtesë, si nga Beogradi, ashtu edhe nga ndikimi rus. Kështu thotë Ivana Stradner, bashkëpunëtore shkencore në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington.

    Në  një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ajo thotë se NATO-ja duhet të përdorë retorikën që do t’ia bëjë të ditur Serbisë dhe Rusisë se “nuk është lodër”.

    “Rusisë, për ta destabilizuar Perëndimin, nuk i duhet që t’i shtyjë tanket në Uashington ose Bruksel, por i mjafton që të krijojë vatra të reja, në mënyrë që pesha e përqendrimit të zhvendoset plotësisht në veprimet tjera. Dhe, këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Kosovën”, thotë Stradner.

    Siç thekson ajo, “Rusisë i konvenon konflikti në Ballkan” dhe aty po zhvillon luftë hibride.

    Stradner thotë se Rusia kurrë nuk ka investuar vetëm në një parti ose në një njeri dhe ngjashëm ka ndodhur edhe në Serbi.

    “Ajo ndikon në pushtetin aktual, në SNS-në [Partinë Progresive Serbe të Aleksandar Vuçiqit] dhe gjithashtu edhe në opozitën, e cila mjaft shpesh i shpreh qartë qëndrimet e saj ruse”.

    Përshkallëzimi i konfliktit, sipas saj, është një nga strategjitë ushtarake të Rusisë, në mënyrë që veten ta vendosë si ndërmjetësues. Kjo po ndodh edhe në rastin e Kosovës, vlerëson Stradner.

    “Rusia, si ndërmjetësuese, nuk do të jetë e pranueshme për Kosovën. Por, ajo dëshiron që të vendoset si ndërmjetësuese, që së bashku me Amerikën dhe Bashkimin Evropian, të provojë ta zgjidhë këtë konflikt, gjë që sigurisht se nuk do të ndodhë”.

    Ajo thekson se i ashtuquajturi plan franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është i vështirë për Serbinë dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk do ta pranojë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!