×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Eksplodimi’ i virusit jo i rastësishëm: Shikoni çfarë bëhej parmbrëmë në një club nate në Prishtinë, mbushur me njerëz e muzikë live

    Reporteri
    05 Korrik 2020 | 13:54

    Dje dolën 178 raste të reja me coronavirus, dhe vetëm sot humbën jetën pesë të infektuar që po trajtoheshin në klinikën infektive. Por, numri i madh i rasteve, e edhe atyre i vdekjeve nuk është krejtë për faj të virusit, por edhe shkaku i mosrespektimit të masave dhe keqmenaxhimit nga ana e institucioneve.


    Bizneset fare nuk po respektojnë masat e qeverisë, e as qeveria vetë s’po bënë asgjë për të obliguar bizneset në respektimin e këtyre masave.

    Ngado që shkon nëpër Kosovë, sheh lokale hoteliere të stërmbushura me njerëz, ku nuk respektohet fare distanca. Për më tepër në disa raste po organizohet edhe jetë nate në ambiente të mbyllura, me muzikë live.

    Deri tani ajo çfarë kemi parë të bëjë qeveria, ka qenë dalja e ministrit Armend Zemaj nëpër disa kafiteri kinse për të inspektuar respektimin e masave, shkruan Reporteri.net.

    Por, a po respektohen këto masa. Përgjigja është shumë e lehtë. Jo!.

    Këtë më së miri e dëshmon edhe organizimi i një clubi nate në Prishtinë, që me gjasë nuk është i vetmi.

    Nga fotot dhe videot e postuara vetë në llogarinë e clubit në rrjetet sociale, shihet se parmbrëmë, me datë 3 korrik në Balle’s Club në Prishtinë, nuk ishte respektuar ansjë masë, duke bërë që mundësia për përhapje të virusit të jetë shumë e madhe.
    Clubi, hapësirë e mbyllur ishte mbushur përplotë me njerëz, e aty edhe ishte organizuar muzikë live. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!