×
  • Lajme
  • Lajme

    Eliot Engel ia bën me dije Trumpit: Luftën në Kosovë e përfundoi Bill Clintoni dhe NATO, jo ti

    Reporteri
    31 Tetor 2020 | 16:24

    Udhëheqësi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel, në një postim në Twitter i ka thënë presidentit Donald Trump se luftën në Kosovë e kishte përfunduar Bill Clintoni e NATO dhe “jo ti”.


    Trumpi gjatë fushatës elektorale në Nebraska ka thënë se me marrëveshjen e Washingtonit i ka dhënë fund një konflikti të përgjakshëm, ku ka shpëtuar mijëra jetë.

    “I dashur president Donald Trump, lufta në Kosovë ka përfunduar dy dekada më parë, më 1999. Ju nuk e përfunduat atë. Presidenti Bill Clinton dhe NATO e kanë përfunduar atë”, ka thënë Engel.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!