×
  • Lajme
  • Lajme

    Elshani i PDK-së: S’rekomanduam shtyrje të zgjedhjeve, institucionet të mos dorëzohen para bandave

    Reporteri
    10 Dhjetor 2022 | 12:18

    Anëtari i PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani ka thënë se në mbledhjen e mbajtur sot ka shprehur qëndrimin e partisë së tij se KQZ ka mandat kushtetues për përgatitjen dhe administrimin e procesit zgjedhor dhe nuk mund të rekomandojë shtyrjen e zgjedhjeve.

    Ai ka thënë se çështjet e sigurisë janë në mandatin e MPB-së dhe institucioneve që vlerësojnë dhe japin garancinë për lëvizjen e lirë të qytetarëve në veri.

    Elshani në fund thotë se bashkë me KQZ kanë rikonfirmuar se s’kanë rekomanduar shtyrjen e zgjedhjeve dhe ka bërë thirrje që institucionet të mos zmbrapsen përballë bandave në veri.

    Reagimi i plotë:

    Sot mbajtëm mbledhjen e rradhës së KQZ-së. Edhe një herë, si përfaqësues i PDK-së, shpreha qëndrimin tonë se KQZ ka mandat kushtetues përgatitjen dhe administrimin e procesit zgjedhor dhe nuk mundë të rekomandoj shtyrjen e zgjedhjeve.

    Çështjet e sigurisë janë në mandatin e institucioneve të sigurisë, pikësëpari të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe ato duhet të vlerësojnë dhe të japin garancën për lëvizjen e lirë të qytetarëve në këto komuna, në mënyrë që vullneti i qytetarëve të shprehet lirshëm, pa presione dhe intimidim.

    Bashkë rikonfirmuam se KQZ nuk rekomandon shtyrjen e zgjedhjeve, sepse as nuk është në mandatin tonë e as nuk kemi një rekomandim të tillë. Inkurajojmë institucionet tona që mos të dorëzohen para bandave kriminale në veri, ashtu që zgjedhjet të mbahen më 18 dhe 25 Dhjetor, siç është vendosur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!