×
  • Lajme
  • Lajme

    Elshani i PDK’së: Zgjedhjet duhet të mbahen me 18 dhe 25 dhjetor

    Reporteri
    06 Dhjetor 2022 | 21:08

    Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani, ka thënë sonte se shteti i Kosovës nuk duhet të zmbrapset dhe zgjedhjet në komunat në pjesë e veriut të vendit duhet të mbahen më 18 dhe 28 dhjetor.

    “Veprimi i sotshëm për hapjen e Zyreve të KQZ-së në Komunat ku do të mbahen zgjedhjet ka qenë i koordinuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Hapja e zyreve është e domosdoshme. Të gjitha aktivitetet e KQZ-së duhet të kryhen përmes prezencës fizike të zyrtarëve tanë në këto komuna, prandaj qasja dhe garantimi i sigurisë janë të domosdoshme”, ka thënë Elshani.

    Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se tendencat politike për të destabilizuar dhe për të minuar procesin e zgjedhjeve nuk duhet të lejohen.

    Ai i ka bërë thirrje institucioneve që të ofrojnë siguri për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

    “Prandaj 18 dhe 25 Dhjetori janë datë zgjedhjesh. Deri më tash si KQZ ne kemi Certifkuar Kandidatët për Kryetarë të Komunave dhe Kandidatë për Kuvende Komunale; kemi emëruar U.D Zyrtarë të Lartë Komunal e Komisione Komunale të Zgjedhjeve. Nesër hedhet shorti për subjektet politike, kurse pasnesër fillon fushata zgjedhore, prandaj e gjitha që kërkojmë është siguri në mënyrë që vullneti i qytetarëve të shprehet lirshëm duke zgjedhë përfaqësuesit e tyre, e drejtë kjo e pacenueshme”, tha Elshani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!