×
  • Lajme
  • Lajme

    Elton Ilirjani: Edhe në Kosovë edhe në Shqipëri ka politikanë që janë ‘gej’

    Reporteri
    19 Shkurt 2020 | 19:06

    Elton Ilirjani ka qenë i ftuar sot në emisionin e mëngjesit në T7, ku ka folur ‘pa dorëza’ për shumë gjëra.


    “Në tregun shqiptar dhe në tregun e Kosovës ka një mosbesim ndaj punësimeve, mendohet se punësimet jepen me miqësi, me nepotizëm, që duhet të paguash para dhe realisht kështu bëjnë edhe në Kosovë. Unë kam vënë re që kompanitë e punësimit ju marrin para kandidatëve, që është totalisht e jashtëligjshme, përveç që është e jashtëligjshme është edhe jo etike. Imagjino ti shkon për një vend pune dhe duhet të paguash para, pra ti e blen vendin e punës”, tregon ai.

    “Mua portalet në Shqipëri më bllokuan dhe nuk më linin më që të flisja sepse përmenda presidentin, kryetarin e opozitës, përmenda edhe ish Kryeministrin Sali Berisha dhe Kryeministrin aktual të Shqipërisë dhe nuk e ke idenë se çfarë më kanë bërë portalet duke më bllokuar. Të gjitha këto portale, faqe me shumë followers në “Instagram” më raportuan fotot. Jo se ato ishin nudo, po sepse ato kishin emrin Enver Hoxha, Sali Berisha, ilir Meta, Edi Rama etj. U hoqën sepse shqiptarët e Shqipërisë e kanë tmerr t’ju shash Enver Hoxhën, kemi një përqindje shumë të lart komunistësh ende, prandaj them ju do ecni para nesh, ju jeni shembull dhe do zoti ju do të jeni kryeqyteti i shqiptarisë se Tirana e ka humb, është bërë shumë komuniste”, thotë Eltoni.

    “Ka vështirësi për të qenë vetvetja. Është e vështirë të jesh në familje, është e vështirë të jesh në shkollë, në punë, në politikë. Nuk e di një politikan që të vij nga komuniteti, që ka të tillë në të dyja anët e kufirit, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, e që e thotë hapur këtë gjë”, përfundon Ilirjani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!