×
  • Lajme
  • Lajme

    Eman Rrahmani: Do të punoj në interes të Kosovës

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 22:16

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, pas votimit të qeverisë Kurti 2 ka thënë se betohet se me përkushtim do ta kryej detyrën.


    Ai thotë se do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, dhe se do të angazhohet për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetueshmërisë dhe të ligjshmërisë, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Me emrin e Allahut Meshiruesit , Meshireberesit, Mëshirëplotit!

    Unë deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetueshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut.

    Betohem!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!