×
  • Lajme
  • Lajme

    Emini për vaksinimet: Qeveria nuk duhet me rrejtë

    Reporteri
    23 Qershor 2021 | 17:48

    Analistja politike, Donika Emini përmes një shkrimi në rrjetin e saj social Facebook ka thënë se qeveria nuk duhet të gënjejë në lidhje me procesin e vaksinimit.


    Ajo ka thënë se nuk ka vaksina për personat që kanë terminë për të marrë dozën e parë të vaksinës dhe se po vaksinohen vetëm ata që kanë për ta marrë dozën e dytë të vaksinës.

    Ajo është shprehur se qytetarët që po shkojnë me termine për t’u vaksinuar, po kthehen prapa në këtë mot të nxehtë, derisa qendrat e vaksinimit nuk po i informojnë ata për mungesën e vaksinave.

    Shkrimi i saj i plotë:

    QEVERIA NUK DUHET ME RREJT!!! Vaksina nuk ka, jo per doza te para. Dmth jane tu vaksinu vec te dytet. Qytetaret shkojne me termine e kthehen ne 40 grade celcius se as ekosova e as qendrat nuk lodhen e as nuk mundohen me ja dergu nji mesazh qytetarit e me i informu qe vaksinat nuk ekzistojne – vec rrenat po plot.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!