×
  • Lajme
  • Lajme

    Ende nuk ka as nënshkrime, kur do të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit?

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 20:36

    Ende nuk ka filluar mbledhja e nënshkrimeve për seancën e zgjedhjes së presidentit të ri. Pauzën e ditës së enjte, vendosën ta shfrytëzojnë duke shëtitur në park.


    Me vete, morën edhe bashkëshortët dhe fëmijët.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani dukeshin të relaksuar teksa qëndronin në Gërmi.

    Por, kaq të relaksuar nuk duken të jenë për çështjen e presidentit.

    Kjo pasi, edhe pse kanë mbetur vetëm edhe 4 ditë deri në afatin e fundit, kur Kryesia e Kuvendit mund të thërret seancën për zgjedhjen e presidentit të ri, ende nuk ka filluar mbledhja e nënshkrimeve.

    Këtë e ka konfirmuar për T7, shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila.

    Por, edhe pse nuk ka nisur mbledhja e nënshkrimeve, Kusari Lila nuk ka mohuar se seanca mund të thirret nesër.

    Edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë nuk ka as edhe një informacion në lidhje me mbledhjen e nënshkrimeve apo edhe thirrjen e seancës.

    Ndërkohë, zërat se në LDK ka kundërshtime sa i përket pjesëmarrjes së kësaj partie në seancën e presidentit, i ka mohuar nënkryetari i parë i partisë, Lutfi haziri.

    Ky i fundit për T7, ka thënë se LDK është unike në qëndrimin e saj.

    Ditën e hënë, kur edhe është afati i fundit për thirrjen e seancës, në Kosovë është festë zyrtare.

    T7, ka pyetur Kuvendin nëse, mund të ketë seancë atë ditë.

    Ndërkohë, ditën e premte pritet të mbahet seanca e parë e Kuvendit të Kosovës, për funksionalizimin e komisioneve parlamentare.

    Në të njëjtën pritet të betohen edhe deputetët e rinj, që kanë zëvendësuar ministrat në Qeverinë Kurti 2.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!