×
  • Lajme
  • Lajme

    Endrit Thaçi reagon pasi Kurti e përmendi babain e tij në konferencë

    Reporteri
    01 Dhjetor 2024 | 22:47

    Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka postuar një storie në Instagram të babait të tij, i cili po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale.

    Endriti ka përmendur sukseset e babait të tij, nga lider studentor e deri te posti i presidentit.

    “E ky”, ka pyetur me ironi Endrit Thaçi, duke lënë të nënkuptohet që po aludon te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti – i cili ka qenë kundërshtar i ashpër opozitar i Thaçit.

    Por, Kurti e ka përmendur Thaçin edhe në konferencën që e mbajti të dielën, duke thënë se nuk po mund ta dërgojë ushtrinë në veri shkak i politikave të Thaçit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!