×
  • Lajme
  • Lajme

    Enver Hoxhaj ju uron fat futbollistëve: Valëvitja e flamurit të Kosovës në stadium është fitore në vete

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 20:40

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në tëitter i ka uruar fat kombëtares së Kosovës që sonte luan kundër Spanjës për kualifikime në Kupën e Botës.


    Kosova ju uroi fat djemve të kombëtares që sonte luajnë kundër Spanjës, e gjithashtu tha se edhe flamuri i Kosovës do të valvitet në stadium.

    Sipas Hoxhajt kjo është një fitore në vete.

    “Ju uroj fat djemve tanë të kombëtares së Kosovës në ndeshjen e sotshme kundër Spanjës, për kualifikimet e Kupës së Botës”.

    “Një moment i pabesueshëm për të gjithë ne ndërsa flamuri ynë valëvitet me krenari në stadium, që është një fitore më vete.

    Hoxhaj shkrimin e tij e ilustroi me një fotografi të djemve që luajnë për kombëtaren, ndërkohë që këndohet himni i shtetit tonë.

    Krejt në fund Hoxha tha “Forca Kosova ne besojmë në ju”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!