×
  • Lajme
  • Lajme

    Enver Hoxhaj: Shkarkimi i ambasadorëve, veprim kamikaz që e dëmton Kosovën

    Reporteri
    20 Maj 2021 | 9:08

    Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për lirimin nga detyra të 12 ambasadorëve.


    Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Qeveria Kurti me veprimin e djeshëm për kthimin e ambasadorëve me “çelës politik”, e ka suspenduar Politikën e Jashtme.

    Hoxhaj shkruan tutje se veprime të tilla ‘kamikaze’ e dëmtojnë rëndë imazhin e Kosovës.

    Postimi i plotë i tij:

    Qeveria Kurti, me veprimin e djeshëm për kthimin e ambasadorëve me “çelës politik”, e ka suspenduar Politikën e Jashtme.

    Në 23 misione diplomatike, Republika e Kosovës nuk ka ambasadorë.

    Kjo përbën skandalin më të madh në Politikën e Jashtme të Kosovës. Largimi i përnjëhershëm i ambasadorëve me “çelës politik” është i paprecedent, i pamatur, i pa analizuar mirë.

    Veprime të tilla kamikaze e dëmtojnë imazhin e Kosovës në botë, e zbehin subjektivitetin ndërkombëtar dhe i përmbysin të arriturat e dy dekadave të fundit në diplomaci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!