×
  • Lajme
  • Lajme

    Enver Hoxhaj: Vendimi për heqjen e reciprocitetit është i duhuri

    Reporteri
    06 Qershor 2020 | 14:15

    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se ka qenë kundër reciprocitetit gjysmak të Albin Kurtit, të cilin e bëri për efekte elektorale.


    Sipas tij, Kosova nuk përfitoi asgjë prej tij, pos diskursit patetik të instaluar për gjoja mbrojtjen e Kosovës nga copëtimi, njofton Klan Kosova.

    “Vendimi i sotëm i qeverisë Hoti është i duhuri dhe këtë duhet thënë publikisht. Pavarësisht se çka mendojmë për faktin se edhe z. Hoti ishte pjesë e asaj qeverie që dëmtoi ndërkombëtarisht Kosovën”.

    Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të tij në Facebook:

    Ky lloj reciprociteti ka qenë veçse një mashtrim i radhës i z. Kurti, pas kauzave të rrejshme me të cilat manipuloi opinionin e Kosovës në vazhdimësi.

    Reciprociteti gjysmak i tij jo vetëm që nuk i solli gjë Kosovës, por vetëm i acaroi raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rrezikoi përkrahjen e SHBA-së për Kosovën dhe e bëri Serbinë të duket viktimë.

    Vendimi i sotëm i qeverisë Hoti është i duhuri dhe këtë duhet thënë publikisht. Pavarësisht se çka mendojmë për faktin se edhe z. Hoti ishte pjesë e asaj qeverie që dëmtoi ndërkombëtarisht Kosovën.

    Prandaj shpresojmë që dëmi i bërë të mos jetë i pariparueshëm. Pikërisht për shkak të seriozitetit të çështjes, me plot bindje them se PDK është e vetmja parti e cila nuk ka shpikur kauza për luftë partiake që i bëjnë dëm Kosovës dhe është e vetmja parti e cila do të angazhohet pa kompromis në përmbylljen e shtetësisë së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!