×
  • Lajme
  • Lajme

    Enver Hoxhaj: Vetëm me PDK-në rimëkëmbet Kosova

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 23:19

    Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka thënë se me fondin që PDK e ka prezantuar të 1 miliard eurove, në kuadër të Programit të Rimëkëmbjes ekonomike, PDK do të kujdeset për fuqizimin ekonomik të grave në Kosovë.


    Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se forcimi i rolit të gruas është parakusht për një shoqëri të zhvilluar dhe ne po ecim mirë në këtë drejtim.

    Ai thotë se vetëm me PDK-në rimëkëmbet Kosova.

    Lexoni të plotë statusin e tij:

    Forcimi i rolit të gruas është parakusht për një shoqëri të zhvilluar dhe ne po ecim mirë në këtë drejtim.

    Pata një takim të vlefshëm me gratë e PDK-së në Fushë Kosovë dhe i sigurova ato se programi i Rimëkëmbjes, me fond prej 1 miliard eurove, kujdes të shtuar do të tregojë edhe për fuqizimin ekonomik të grave në Kosovë.

    PDK në qeveri dhe unë si Kryeministër, po ashtu do të fokusohemi në krijimin e politikave të veçanta për të siguruar lehtësira tatimore për bizneset private që punësojnë gra si dhe për ato biznese që themelohen e udhëhiqen nga gratë.

    Vetëm me PDK-në bashkë jemi fitues! Vetëm me PDK-në e Rimëkëmbim Kosovën! #Rimëkëmbje

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!