×
  • Lajme
  • Lajme

    Enver Robelli për deklaratat e Ramush Haradinajt kundër publikimit të dosjeve të Hagës: Largpamëse, dhe në shërbim të Kosovës

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 18:33

    Gazetari Enver Robelli, si rrallë herë, mbase për herë të parë, i del në mbështetje një politikani që takon “krahut të luftës”.


    Për më tepër, Robelli i ka thurur lavde një deklarate të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në lidhje veprimet e OVL-UCK’së me dosjet e Gjykatës Speciale.

    Madje, Robelli që njihet si kritikues i kamotshëm i Haradinajt, por edhe i politikanëve tjerë të dalë nga lufta, deklaratën e kreut të AAK’së e ka cilësuar të mençur dhe largpamëse, dhe mbi të gjitha, sipas tij, në shërbim të Kosovës.

    “Mund ta kritikojmë për shumëçka Ramush Haradinajn, por ajo çfarë ai ka deklaruar ditëve të fundit lidhur me Gjykatën Speciale është jashtëzakonisht largpamëse, e mençur, strategjike dhe mbi të gjitha në shërbim të Kosovës”, ka shkruar Robelli në facebook, përcjell Reporteri.net.

    Tutje ai citon Haradinajn: “Nëse keni harruar: ai tha se çfarë po bëjnë veteranët është tepër e rrezikshme, i dëmton të akuzuarit eventualë dhe e nxjerr Kosovën si vend që saboton drejtësinë”.

    “Kështu flet vetëm dikush që interesin e Kosovës e vë mbi interesin personal”, thotë gazetari kosovar që jeton në Zvicër, shkruan Reporteri.net.

    “Dhe për këtë Ramush Haradinaj meriton respekt! Vlera e deklaratës së tij bëhet edhe më e madhe, kur të merret parasysh kontributi esencial i Haradinajt për çlirimin e Kosovës”, ka shkruar Enver Robelli në facebook.

    https://www.facebook.com/enver.robelli/posts/10223918983223334

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!