×
  • Lajme
  • Lajme

    Era Istrefi për pak e pëson, një person iu paraqit si polic dhe e përcolli deri në shtëpi: Arrestohet 45 vjeçari

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 12:38

    Këngëtarja e famshme kosovare, Era Istrefi ka qenë viktimë e një paraqitjeje të rrejshme të një qytetari. Një 45 vjeçar iu paraqit si polic dhe e përcolli.


    Reporteri mëson se ngjarja ka ndodhur para gjashtë ditësh, rreth orës 21:00, kohë kur vetë këngëtarja e ka njoftuar Policinë.

    Gjithçka kishte nisur kur personi e ndalon në rrugë Era Istrefin dhe i paraqitet si polic. Më pas, ai e përcjell deri tek lagjja Marigona Residencë në fshatin Preoc. Njeriu që u paraqit si polic, më pas u largua pa gjurmë.

    Mirëpo, gazeta mëson se ai është identifikuar nga Policia disa ditë më vonë dhe është arrestuar gjatë ditës së djeshme. Siç mësohet, i arrestuari Bujar Shala, i lindur më 11 qershor të vitit 1975.

    Vetë këngëtarja Istrefi, nuk ka folur asnjëherë për këtë çështje dhe ende nuk dihen nëse i dyshuari kishte kryer ndonjë veprim tjetër apo vetëm e ka përcjellur.

    Sidoqoftë, më urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje në Qendrën e ndalimit në Prishtinë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!