×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti i hyn në qejf Erdoganit: U gëzova që do ta rishikoni vendimin për Ambasadën në Jerusalem

    Reporteri
    27 Shkurt 2021 | 18:02

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë disa urime nga liderë të ndryshëm të botës pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit.


    Dy prej më të rëndësishmeve, janë, urimi nga kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu dhe nga presidentit të Turiqisë, Recep Tayyip Erdogan.

    Netanyahu në letrën e tij ka uruar Albin Kurtin, derisa ka theksuar se e mirëpret në Izrael për ta inauguruar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem.

    Por presidenti i Turqisë, Erdogan, ka thënë se mirëpret qëndrimet e partisë që drejton Albin Kurti, se do të shqyrtohet vendimi i Kosovës për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem.

    Erdogani i ka thënë Kurtit se po të shmangej një hap i tillë do të bëhej gjëja e dobishme.

    “Për më tepër, jam i kënaqur, kur mësova për qëndrimin e partisë suaj që, nëse vjen në pushtet, do ta rishikojë angazhimin e Kosovës për hapjen e Ambasadës në Jerusalem. Besoj se do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, i cili mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”, ka shkruar Erdogani në letrën e tij.

    Kujtojmë se numri dy i VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se do ta shqyrtojnë vendimin e Kosovës për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem nëse një gjë e tillë kërkohet dhe bëhet kusht nga Bashkimi Evropian në rrugën drejt integrimit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!