×
  • Lajme
  • Lajme

    Erdogan paralajmëron se zgjedhjet e vitit 2023 mund të jenë të fundit në të cilat do të kandidojë

    Reporteri
    12 Dhjetor 2022 | 8:03
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan

    Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan la të kuptohet të shtunën, se zgjedhjet e vitit 2023 mund të jenë të fundit në të cilat ai do të marrë pjesë dhe se është koha për t’ua dorëzuar stafetën të rinjve.

    “Le të shpresojmë që në vitin 2023 do të fillojmë ndërtimin e shekullit turk, me forcën që do të marrim nga kombi ynë. Ne do t’ia dorëzojmë këtë flamur të shenjtë rinisë sonë”, tha Erdogan, transmeton Telegrafi.

    Turqia do të duhej të mbante zgjedhjet në vitin 2023, kurse partia e Erdoganit, AKP mëton të mbetet në pushtet, duke marrë parasysh se është në pushtet nga viti 2003.
    Megjithatë, anketat nuk janë edhe aq në favor të tyre për shkak të turbulencave të fundit ekonomike, për të cilat ekspertët konsiderojnë se është pasojë e keqmenaxhimit të qeverisë.

    Inflacioni rekord dhe rënia e lirës në vitet e fundit kanë shqetësuar shumë turq, standardi i jetesës së të cilëve është ulur ndjeshëm.

    Duke folur të shtunën, Erdogan tha se Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e kishte bërë Turqinë një lojtar kyç në skenën botërore.

    “Ne nuk kemi zgjidhur vetëm problemet e vjetra për 20 vjet. Ne kemi krijuar një infrastrukturë shërbimi që na e kanë zili edhe vendet e zhvilluara. Tani thonë se Turqia është me të vërtetë një vend tjetër. Çdo krizë globale favorizon një kuptim më të mirë të fuqisë së vendit tonë”, shtoi Erdogan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!