×
  • Lajme
  • Lajme

    Erdogani uron Kurtin: Shëndet dhe mirëqenie për popullin vëlla të Kosovës

    Reporteri
    19 Shkurt 2020 | 7:12

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka uruar Albin Kurtin për postin e kryeministrit të Kosovës.


    Sipas komunikatës nga Zyra për Komunikim Publik e Qeverisë, Erdogan, në mesazhin e urimit ka shprehur bindjen se bashkëpunimi mes dy vendeve do të thellohet.

    “Në emrin tim personal dhe në emër të popullit tim shprehi urimet e mia më të thella me rastin e krijimit të Qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 6 tetor 2019 në Kosovë. Kam besim të plotë se me përvojën dhe përpjekjet tuaja të vlefshme në periudhën e ardhshme do të zhvillojmë më tej bashkëpunimin midis vendeve tona. Turqia, do të vazhdojë të mbështesë popullin e Kosovës në të gjitha fushat. Duke shfrytëzuar këtë rast, përsëris urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë tuaj, dhe për mirëqenien dhe prosperitetin e popullit mik dhe vëlla të Kosovës”, thuhet në urimin e presidentit Erdogan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!